Napoli-Inter/ Formacionet zyrtare, Hysaj e nis nga minuta e parë!

schedule20:14 - 13 Qershor, 2020

schedule 20:14 - 13 Qershor, 2020

Janë publikuar formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave, u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të napolitanëve në San Siro.

Si Gatusso, ashtu dhe Conte, kanë vendosur se kush do të jenë 11 titullarët e tyre. Napoli vjen në portë me Ospina, ndëras në mbrojtje: Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly dhe Elseid Hysaj. Zielinsi, Demme dhe Elmas titullarë, ndërsa Politano, Mertens dhe Insigne në sulm.

Conte përgjigjet me Handanovic në portë, ndërsa tre qendërmbrojtësit janë: Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Candreva dhe Young nga krahët, ndërsa Brozovic, Barella dhe Eriksen, do të mbështesin dy sulmuesit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku./abcnews.al

NAPOLI – Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Zielinski, Demme, Elmas; Politano, Mertens, Insigne
INTER – Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lautaro, Lukaku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!