Napoli i frikshëm në “Mapei”, Kvara-Osimhen mposhtin dyshen Bajrami-Kumbulla

schedule20:36 - 28 Shkurt, 2024

schedule 20:36 - 28 Shkurt, 2024

Kampionja në fuqi e Italisë, Napoli rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh në kampionat, duke triumfuar me rezultatin tenistik 1-6 në transfertën ndaj “Zijeshilëve” të Sassuolo, sfidë e prapambetur për shkak të Superkupës së Italisë.

Në “Mapei Stadium” ishin vendasit ata që e nisën vrullshëm dhe shënuan një supergol me anë të Raçiç, por vetëm sa për të shkundur “Blutë”, që rikthyen baraspeshën shumë shpejt me anë të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Më pas ishin Osimhen dhe Kvaratskhelia, që shënuan përkatësisht tre dhe dy gola, duke përfituar maksimalisht nga gafat në mbrojtje të emilianëve dhe duke vulosur suksesin me rezultatin tenisian, 1 me 6.

Titullar në këtë takim Nedim Bajrami, që qëndroi në fushë për plot 77 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë, teksa vlen të theksohet se u rikthye në fushë edhe Marash Kumbulla, i cili mungonte prej 10 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!