Napoli i jep fund krizës së rezultateve dhe e bën këtë në ndeshjen direkte për titullin kampion në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi 1-0 në “Olimpico” kundër Romës, duke u ngjitur në krye të renditjes.
Një sukses i merituar për kampionët në fuqi të kampionatit italian, që dominuan me lojë dhe raste. Në minutën e 36-të, Neres zhbllokoi rezultatin, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë të napolitanëve.
Goli i sulmuesit brazilian vendosi pjesën e parë, por edhe fatin e gjithë sfidës. Kjo pasi Roma u zgjua shumë vonë, ndërsa vetëm në limitet e kohës së rregullt i shkoi shumë pranë barazimit.
Por goditja e Baldanzit gjeti të përgatitur portierin miq, që mbrojti fitoren e Napolit.
Me këtë sukses, skuadra e Conte I dërgoi një tjetër sinjal të gjithë rivalëve se nuk ka ndërmend të dorëzojë “Scudetto”. Pas 13 javëve të këtij sezoni në Serie A, Napoli ka grumbulluar 28 pikë, po aq sa Milan që mban vendin e parë vetëm falë fitores në ndeshjen direkte.
Ndërkohë, gara për titullin kampion në Serie A vijon të jetë shumë e fortë, pasi Inter dhe Roma ndjekin me vetëm një pikë më pak./abcnews.al

