Skuadra e Napolit është në krizë rezultatesh në Serie A dhe faji duket se nuk ka qenë i trajnerit Carlo Ancelotti. Edhe në takimin e sotëm me Gattuson në krye të pankinës, napolitanët janë mposhtur.
Parma, edhe pse në transfertë dhe dukshëm inferiore në letër, ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-2, falë një goli në sekondat e fundit të sfidës nga Gervinho.
Napoli e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë. Kusulevski shënoi që në minutën e katërt të sfidës, duke kaluar në avantazh miqtë.
Napoli arriti të barazojë provizorisht me Milik në minutën e 64-ët, por Gervinho dy minuta nga fundi, i dha fitoren Parmës. Gattuso ka shumë punë për të bërë për të rikthyer rezultatet pozitive te Napoli, që për momentin, duket në rënie të lirë./abcnews.al