Elseid Hysaj, me emërimin e Gennaro Gattuso në krye të Napolit, gjeti hapësira dhe u aktivizua në kampionatin italian rregullisht. Shkodrani u përdor edhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe paraqitjet e tij kanë qenë konstante.
Zërat e merkatos edhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar dhe Torino ishte klubi më i lakuar si i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë. Gjithsesi “demat” duhet të shohin për ndonjë alternativë tjetër.
Lavori in corso per il rinnovo di Elseid #Hysaj col #Napoli. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 22, 2020
Gazetari Nicolo Schira shkruan se Napoli dhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, janë në bisedime e lart për rinovimin e kontratës së mbrojtësit me klubin e Serie A. Shkodrani ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe nëse nuk ka marrëveshje të re, atëherë do të detyrohet ta shesë kapitenin e Shqipërisë që këtë verë. /abcnews.al