“Napoli e ka marrë vesh vendimin tonë”, agjenti zbulon të ardhmen e Hysajt

schedule15:17 - 7 Maj, 2020

schedule 15:17 - 7 Maj, 2020

Nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Elseid Hysajt. Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin në verën e vitit 2021 dhe rinovimi nuk do të ndodhë. Agjenti i mbrojtësit të djathtë, Mario Giuffredi ka sqaruar gjithçka në një prononcim për Radio Kiss Kiss.

Ia kemi bërë të qartë Napolit dhe presidentit De Laurentiis, që nuk do të rinovojmë kontratën. Vullneti ynë është largimi nga Napoli. I kemi komunikuar këtë vendim 15-20 ditë më parë, tani është në interesin e klubit të kërkojë një zgjidhje për lojtarin.

Gjithçka mund të ndodhë në këtë merkato të çuditshme, kështu që gjithçka mund të ndryshojë gjatë rrugës. Gjithsesi, ne ia kemi shprehur dëshirën dhe vullnetin tonë presidentit të Napolit”, deklaron Mario Giuffredi.

Napoli do të jetë i detyruar ta shesë lojtarin e kombëtares shqiptare, pasi nuk mund ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit pasardhës. Hysaj është pjesë e skuadrës italiane prej vitit 2015. Ky sezon nisi keq për të me Ancelottin në pankinë, por ndërrimi i trajnerit dhe ardhja e Gattusos riktheu 26-vjeçarin si titullar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!