Drejtuesit e Napolit janë gati të shesin Arkadiusz Milik, për shkak të problemeve shumta me dëmtimet që sulmuesi ka pasur. 25-vjeçari ka luajtur vetëm 161 minuta në tre ndeshje këtë sezon. Trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideron sulmuesin në projektin e tij.
Bisedimet për rinovimin e kontratës së Milik me klubin kanë ngecur, pasi po shikojnë të shesin lojtarin në merkaton e janarit, me Interin që duket si një destinacion i mundshëm për 25-vjeçarin.
Milik ka humbur më shumë ndeshje për Napolin nga dëmtimet sesa ka shënuar gola: Polaku ka humbur 55 ndeshje për napolitanët për shkak të dëmtimeve të ndryshme dhe ka shënuar vetëm 34 herë gjatë tre sezoneve./abcnews.al