Napoli “blindon” Rrahmanin, gati rinovimi i kontratës për mbrojtësin e “dardanëve”

schedule09:54 - 9 Maj, 2023

schedule 09:54 - 9 Maj, 2023

Së bashku me koreano-jugorin, Kim Min-Jae, mbrojtësi i “dardanëve” të Kosovës, Amir Rrahmani, padyshim që mund të konsiderohet një ndër protagonistët e fitores së titullit të 3-të kampion të Serie A, nga “blutë” e Napoli.

Tashmë me shitjen e Min-Jae që është gjithnjë e më afër, bordi nuk dëshiron një rifreskim total të mbrojtjes dhe për këtë aryse ka vendosur t’i ofrojë një rinovim kontrate “kollosit” të qendrës së prapavijës, kontratët kjo që tashmë pritet të skadojë në verën e vitit 2027.

Sipas raportimeve, nga gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano në kontratën e re të Rrahmanit përfshihet gjithashtu dhe opsion i rinovimit për një tjetër vit, ndërsa paga e 29-vjeçarit pritet të shkojë në 2 milionë euro në sezon, shumë kjo që do të rritet akoma dhe më shumë me bonuset në rast fitimi të trovefe të tjerë. /i.m /abcnews.al