Padyshim, supermodelja Naomi Campbell është një legjendë e vërtetë në fushën e modës, me bukurinë e saj që ka spikatur që në hapat e parë në pasarela në moshën vetëm 15 vjeçe përshtypjet më të mira dhe natyrisht admirimin. Në të 50-tat, lëkura e modeles së famshme dhe të suksesshme nga Britania duket më e freskët dhe më e re se kurrë, duke i bërë të gjithë të pyesin se si e menaxhon ajo.
Më poshtë do të gjeni tre mënyra në të cilat bukuroshja merret me kalimin e kohës mbi të, të cilat mund t’i kopjoni me lehtësi nëse dëshironi të dukeni po aq mbresëlënëse në të 50-at.
Ajo gjithmonë heq “make up” e saj
Në kanalin e saj në youtube, supermodelja zbuloi se ajo kurrë nukharronte të hiqte make up e saj . “Kur bëhet fjalë për një punë, make up futet shumë thellë në poret, kështu që sigurohem ta heq me përpikmëri”, ka thënë ajo, ndërsa në rast se nuk ka ndonjë detyrim profesional, ajo zgjedh të mos lyhet pasi i pëlqen të ketë lëkurë të pastër.
Hidratimi i duhur
Hidratimi i duhur dhe sistematik është A dhe Zh për Campbell, kështu që ajo sigurohet që të njomë vazhdimisht lëkurën e saj, duke përdorur çdo lloj maske. Kjo është një këshillë që i është dhënë nga nëna e saj, diçka që ajo e zbaton që në moshë shumë të re para se të bëhej një supermodele e famshme.
Ajo i pëlqen spërkatjet e fytyrës me zink
Modelja fillon rutinën e saj të bukurisë duke spërkatur fytyrën e saj me një llak për lëkurën me vaj me zink, duke i thënë Vogue se “së pari, unë gjithmonë përdor zinkun”. Zinku ka veti anti-inflamatore dhe është treguar se ndihmon në përmirësimin e puçrrave, ndërsa gjithashtu punon në mënyrë efektive për të kontrolluar vajësinë në lëkurë./abcnews.al