Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nansi Pelosi në Tajvan, Lavrov krahason vizitën me mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainës: Po bëjnë çfarë duan pa llogaritur pasoja

schedule10:57 - 3 Gusht, 2022

schedule 10:57 - 3 Gusht, 2022

Ministri i jashtëm rus, Seregei Lavrov ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryetares amerikane të Dhomës së Përfaqësuese Nansi Pelosi në Tajvan.

Lavrov ka thënë se vizita e Pelosit në Tajvan është një nga shfaqjet që SHBA-të kanë zakon të bëjnë, të tregojnë se mund të bëjnë çfarë të duan, pa llogaritur pasojat e veprimeve.

Lavrov e krahasoi vizitën e Pelosit në Tajvan me mbështetjen që Amerika i ka dhënën Ukrainës kundër Rusisë.

“Kjo është një lëvizje tipike e SHBA-ve. Ata na tregojnë sërish se ata po bëjnë çfarë të duan, pa marrë parasysh pasojat”, ka thënë Lavrov.

Marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës janë zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme kohët e fundit.

Përpara pushtimit rus të Ukrainës, Kina iu bashkua Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s , dhe megjithëse Kina nuk i ka miratuar operacionet ruse në Ukrainë, ajo nuk e ka dënuar as luftën./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!