Nano përgjigjet për “5 Majin” dhe largohet nga “Ligjet”, banorët “ngrihen në këmbë”

schedule16:19 - 28 Janar, 2022

schedule 16:19 - 28 Janar, 2022

I thirrur nga Komisioni i Ligjeve për të deklaruar në lidhje me prishjen e banesave te “5 Maji”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, pasi bëri një rezyme të shkurtër të veprimeve që sipas tij kanë bërë forcat e policisë ditën e prishjes së banesave, ka zgjedhur të largohet menjëherë duke mos u përballur me pyetjet e banorëve të cilët janë të pranishëm në mbledhje.

Nga Inspektorati i Bashkisë Tiranë është kërkuar mbështetje nga komisariati numër 4 me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te “5 maji”. Shërbimet policore janë instruktuar nga drejtuesit që të jenë të kujdesshëm. Ato janë vendosur në zonë në orën 07:00. Gjatë prishjes së banesave ka pasur veprime nga disa banorë, të cilët nuk lejuan mjetet e IMT-së, si dhe tentuan t’i vendosnin flakën një mjeti, duke rrezikuar jetën e banorëve të tjerë. Në këto kushte janë shoqëruar 5 persona, të cilët kundërshtuan me dhunë forcat e policisë.

Gjatë shoqërimit është përdorur forcë proporcionale ndaj reagimit të kundërshtimit të tyre. Këta shtetas janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë pas veprimeve proceduriale. Këta shtetas kanë kundërshtuar policinë e shtetit për hapjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal”, tha Nano.

Largimi i tij ka ngjallur reagime nga deputetët e opozitës që ishin në komision dhe nga banorët e “5 Majit” të cilët janë ngritur në këmbë por nuk dëgjohen se çfarë thonë.

“Nuk iket ashtu me vrap nga komisioni. Nëse ky është i përpirë nga sindroma e të shmangurit e ka nisur në rrugë jo të mbarë. Është detyrim i madh të vish në komision  të ligjeve dhe tu përgjigjesh qytetarëve. Një gjë ia ka thënë Veliaj dhe 2 ka dëgjuar intervistat se na paskan kërcënuar Veliajn”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!