Nancy Pelosi: Trump duhet të shtyjë fjalimin e tij

schedule14:05 - 17 Janar, 2019

schedule 14:05 - 17 Janar, 2019

Nancy Pelosi kryetarja e dhomës së deputetëve amerikanë, i ka kërkuar kreut të Shtëpisë së Bardhë që të shtyjë fjalimin tradicional të Shteteve të Bashkuara për shkak të “Shutdown”.

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve amerikanë, Nancy Pelosi, i ka kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të shtyjë datën e fjalimit të tij për Shtetet e Bashkuara, në program për në 29 Janar. Pelosi e bën këtë kërkesë për shkak të shutdown, mbylljes së pjesshme të aktiviteteve të qeverisë dhe shërbimeve publike për shkak të mosmarrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve për projektligjin e buxhetit.

Fjalimi për Shtetet e Bashkuara është një nga momentet më të rëndësishme të politikës amerikane, ku Presidenti jep llogari para Kongresit për kushtet e vendit, si dhe prezanton prioritete për të ardhmen. Si arsye tjetër për kërkesën e saj Pelosi rendit dhe problemet për të garantuar sigurinë e deputetëve të mbledhur në të njëjtin vend me Presidentin. Ajo kërkoi që presidenti të dërgonte një mesazh të shkruar.

Bëhet fjalë për një masë të jashtëzakonshme dhe që është aplikuar pak herë të tjera në historinë amerikane: nga Ronald Regan në vitin 1986 pas shpërthimit në “Space Shuttle Challenger” ku humbën jetën shtatë persona, dhe nga Franklin Roosvelt që në vitin 1944 dërgoi një mesazh të shkruar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore./abcnews.al