Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka prekur me fjalët e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ai thotë se shpirti i tij e kishte parandjerë gjëmën, pasi shton se kishte tre ditë që në mendje fliste me të.
“MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën!
Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar. E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!”, shkruan Namik Dokle./mv.abcnews.al