“Nami” me koncensione në 2022: Nga kolaudimi i makinave te porti i Vlorës, rruga “Milot-Fier”, siguria rrugore dhe të tjera

schedule12:04 - 26 Tetor, 2021

schedule 12:04 - 26 Tetor, 2021

Qeveria planifikon që të miratojë edhe shtatë koncensione të reja gjatë vitit të ardhshëm, të cilat në të gjithë kohëzgjatjen e tyre planifikohet që të kenë një efekt prej 214 miliard e 488 milion lekë në buxhetet e viteve të ardhshme.

Thuajse të gjitha këto koncensione ishin parashikuar të jepeshin gjatë këtij viti, por për arsye të ndryshme ato u shtynë duke bërë që qeveria t’i planifikojë për për 2022.

Siç parashikohet në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë, raporton abcnews.al.

5.6 miliard lekë janë planifikuar për portin e Vlorës; kurse 178 miliard lekë do t’u kushtojë shqiptarëve koncensioni për ndërtimin e një segmenti të rrugës Milot-Fier në Autostradën Adriatiko Joniane sipas Ministrisë së Financave. Bëhet fjalër për rreth 53 kilometra rrugë të këtij segmenti që do t’i jepen privatit për ndërtim dhe shfrytëzim për të paktën 30 vite.

Qeveria duket se planifikon ta lëshojë sërish një koncension në shërbimin për kolaudimin e makinave. Sipas relacionit të buxhetit 2022. Në lidhje me këtë planifikohet që në vitet në vijim ajo të ketë një kosto prej 20.3 miliard lekë në buxhetin e shtetit.

Koncesionet e parashikuara nga qeveria per miratim ne 2022

Ekzekutivi planifikon edhe një koncension tjetër me vlerë 208 milion lekë të quajtur “ Ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së celësave publik PKI”.

882 milion lekë janë planifikuar për koncensionin “Për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan”, kurse 5 miliard lekë do t’i jepen privatit që do të mundësojë rritjen e sigurisë rrugore.

Të gjitha këto janë koncensione që do të miratohen gjatë vitit të ardhshëm sipas qeverisë dhe nuk do të paguhen brenda vitit, por në mënyrë periodike sipas parashikimeve në kontratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!