Radja Nainggolan nuk e dëshironte largimin, por Interi i tregoi derën në verë. “Luftëtari” i mesfushës u rikthye te Cagliari, ekip ku shpërtheu dhe u bë i famshëm.
“Ninxha” i është rikthyer edhe njëherë largimit nga Interi dhe zbulon bisedën e bërë me trajnerin Antonio Conte.
“Nuk e prisja largimin nga Interi, Marotta nuk më tha asgjë dhe nuk bisedoi kurrë me mua në lidhje me largimin. Conte më mori veçmas një ditë dhe më tha se ishte i sëmurë pas meje, por klubi kishte marrë një vendim dhe ai kishte rënë dakord për largimin tim. Ma tha që ditën e parë diçka të tillë.
U stërvita pak ditë me të, por arrita t’ia kuptoja idetë që kishte në kokë. Antonio ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai t’i thotë në sy gabimet dhe unë e vlerësoj shumë një person që të thotë gjithçka përballë”, thekson Radja Nainggolan. /abcnews.al