Nga Andrea Nicastro, Corriere Della Sera
Një hetim i spanjolles “El Pais” shkruan se dronet që u përdorën nga azerët në konfliktin e fundit të Nagorno – Karabakh, u blenë nga dhëndri i Erdogan.
Robotët fluturues shkatërruan mbrojtjen armene. Në javët e kaluara para konfliktit, azerët blenë 65 milion euro armatime nga Turqia, kryesisht dronë.
Historianët e së ardhmes do të thonë se lufta e dytë e Nagorno-Karabakh – 27 shtator – 10 tetor 2020 – shënoi një kthesë në shkencën e luftës. Për më keq kuptohet, sepse nga kjo përplasje, sulmi do të jetë i mundur për këdo pavarësisht buxhetit. Në Nagorno-Karabakh, përballja mes dy ushtrive kovencionale, u vendos për herë të parë, nga dronët, avionët pa pilotë.
Azerbajxhani përpiqej të merrte Nagorno-Karabakh, enklavën e humbur në luftën e viteve 90. Armenia nga ana e saj donte të mbronte atë provincë me traditë armene por që ndodhej në territor azer. Fitorja u përcaktua nga dronët e ngritur nga Azerbajxhani që shkatërruan 100 tanke, të paktën 200 topa apo raketahedhëse dhe 26 sisteme ajrore.
Njësoj si bënë amerikanët në vitin 2003 kundër Irakut të Sadam Husein, azerët fillimisht prenë nervat, dhe më pas goditën kockat e armikut. Nisën të shkatërronin qendrat e komunikimit, më pas sistemin anti-ajror dhe mjetet e blinduara; dhe në fund kur ishin padronë të qiellit, shënjestruan qindra kamionë dhe mjete që transportonin ushtarë.
Pikërisht si veproi Pentagoni në Irak, vetëm se në vend të bombarduesve, avionëve ushtarakë apo helikopterëve, azerët përdorën dronë. Azerbajxhani, një vend që nuk ka burime për një aviacion të fuqishëm, befasoi armikun me një stuhi avionësh pa pilotë. Të aftë për të transportuar një raketë apo tre a katër bomba. Disa robotë fluturues hedhin eksplozivin dhe kthehen në bazë, të tjerë janë kamikazë pasi shpërthejnë kundër armikut.
Një hetim nga Stambolli i gazetarit të El Pais, Andres Morenza tregon se është në industrinë turke origjina e pjesës më të madhe të dronëve azerë. Jo një industri çfarëdo, por Bajkar e Selçuk Bajraktar, dhëndri i presidentit Erdogan, kampion kombëtar në inteligjencën artificiale dhe në dronet që përdoren në luftë.
Me suksesin në Nagorno-Karabakh, Erdogan dhe dhëndëri i tij shpresojnë të fitojnë sa më shumë kuotë në tregun e luftës në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë dhe Kinën. Pro dhe Irani është në garë.
A janë dronet arma përfundimtare?
Armenia u gjet në befasi dhe nuk diti të përshtatë mbrojtjen e saj. Robotët fluturues nuk janë aspak të paprekshëm, industri të tjera do të ndërtojnë raketa me çmim të ulët për t’i shkatërruar, pro dronet do të vijojnë të kushtojnë shumë më pak se avionët.
Në javët para konfliktit, Azerbajxhani importoi 65 milion armë nga Turqia, kryesisht drone. Nuk dihet sasia e ngarkesës nga Izraeli, por sigurisht që bëhej fjalë për vrasës të tjerë fluturues me telekomandë.
Droni më i mirë turk kushton 5 milion. Një avion amerikan lufte kushton 80 milion. Duke shpenzuar shumë më pak Azerbajxhani krijoi një aviacion të tërë me telekomandë, i aftë për të shkatërruar ata që ruanin pozicionet për rreth 30 vite. Një biznes i përgjakshëm që do shtojë oreksin e shumë të interesuarve./abcnews.al