Julian Nagelsmann është gati për duelin e nesërm kundër Tottenham në Londër. Trajneri i Leipzig, klub që konkurron për herë të parë në këto nivele, është ndalur te përballja me homologun Mourinho në konferencë për shtyp, teksa tenton të ulë presionin te djemtë e tij
“Respekti që kam për Mourinhon është shumë i madh. Ka fituar një numër të madh trofesh dhe ka ndihmuar në formimin e futbollit italian. Jam pak nervoz, njësoj si përpara çdo sfide, por kjo nuk është ndeshja më e rëndësishme në historinë e Leipzig.
Natyrisht që duam të kualifikohemi në çerekfinale, por më parë duhet të kalojmë këtë sfidë. Kundër Bayern Munchen pamë që pak kaos të bën mirë, duam ta përjetojmë edhe nesër të njëjtën gjë“, përfundon trajneri gjerman. /abcnews.al