Nagelsmann: Muller legjendë, historia e Bayernit s’do ishte njësoj pa të

schedule19:39 - 16 Gusht, 2021

schedule 19:39 - 16 Gusht, 2021

Bayern Munchen luan nesër në mbrëmje (20:30) finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Dortmund. Në prononcimin për mediet, Julian Nagelsmann është ndalur te vdekja e Gerd Muller.

Ikona e klubit bavarez dhe kombëtares gjermane, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligë, ndërroi jetë dje në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 6-vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.

Dua t’i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të Gerd Muller. E djeshmja ishte ditë e trishtë. Ai do të mbahet mend jo vetëm nga Bayerni, por nga të gjithë tifozët e futbollit.

Gerd ka shkruar faqe të paharrueshme në këtë sport, ka luajtur shumë ndeshje madhështore dhe ka shënuar gola spektakolarë. Mendimet e mia janë për të dhe për të dashurit e tij.

Bayerni ka humbur një legjendë. Ky klub nuk do të kishte këtë histori të jashtëzakonshme nëse nuk do të ishte Muller“, deklaroi trajneri Julian Nagelsmann. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!