Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur për gazetën gjermane, Abendzeitung në lidhje me situatën e Niklas Sule, i cili përfundon kontratën e tij në 2022.
“Rinovimi i tij varet nga zhvillimet e tij gjithashtu nga situata e tregut. Do të shohim se çfarë i përshtatet të dyve. Ai ende duhet të zhvillojë pak potencialin e tij dhe më pas ta përdorë atë për të qenë një qendërmbrojtës shumë i mirë”, thotë ndër të tjera Naglesmann.
Mbrojtësi e ka filluar shumë mirë sezonin dhe fakti i të qenit në vitin e fundit të kontratës ka ngjallur interesin e Newcastle, që me drejtuesit e rinj mund të aspirojë të nënshkrujë me lojtarë të statusit të Sule. /abcnews.al