Nagelsmann e kritikoi Bayernin përmes agjencisë së lajmeve pasi u shkarkua

schedule14:08 - 2 Prill, 2023

schedule 14:08 - 2 Prill, 2023

Gjatë pushimit të marsit për ndeshjet ndërkombëtare, Bayern ndryshoi trajnerin e tyre Julian Nagelsmann i cili u shkarkua dhe Thomas Tuchel mori skuadrën.

Sports 360, i cili punon me Nagelsmann, ka sulmuar klubin e Mynihut.

Thelbi i pretendimeve është se vendimi për shkarkimin e trajnerit u zbulua në media shumë kohë përpara se Nagelsmann të mësonte për këtë nga klubi.

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje për të kontaktuar Bayernin. Kur mediat filluan të flasin për shkarkimin, pala e Nagelsmann kontaktoi drejtorin e klubit Hasan Salihamidzic”, tha Sports 360 për German Sky. /G.D abcnews.al/