Naftëtarët në gjendje të rënduar shëndetësore, mjekët: Largohuni nga greva

schedule09:59 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:59 - 15 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit prej 18 ditësh vijojnë grevën e tyre të urisë. Burime për Abc News bëjnë me dije se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tyre.

Mjekët janë shprehur se ambientet ku po zhvillohet greva janë të papërshtatshme ndaj është e rëndësishme që ato të tërhiqen nga ky vendim.

Naftëtarët duhet të largohen nga greva gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë”, është shprehur mjekja Sidorela Asllanaj

Ndërkohë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të grevistëve pranë ambienteve ndodhet në dispozicion një ambulancë. e.su./abcnews.al