Nafta që digjet dhe aleanca SHBA – Riad

schedule11:20 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:20 - 21 Shtator, 2019

Atentatet kundër rafinerisë në Arabinë Saudite, SHBA mbështet Riadin kundër Iranit

Nga Dorina Kurtaj – Nafta që digjet. Dy atentatet me dronë ndaj rafinerisë më të madhe në botë Aramko në Arabinë Saudite, sollën një sërë pasojash që nga rritja rekord e çmimit të naftës si dhe aleancën më të fundit të Riadit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit. Uashingtoni ndërkohë shtoi në mënyrë domethënëse sanksionet ndaj Teheranit.

Fundjavën e kaluar dy dronë shpërthyes u lëshuan kundër dy impianteve të Saudi Aramko dhe shkaktuan zjarre të mëdha. Kompania shtetërore saudite e naftës, një gjigand në tregun botëror, deklaroi se kishte vënë menjëherë situatën nën kontroll. Ministri i brendshëm saudit foli qartë për një sulm por pa specifikuar autorët.

Një nga impiantët e goditur gjendet 60 kilometra në jugperëndim të Daran në provincën lindore të Arabisë Saudite dhe përmban sistemin më të madh të përpunimit të karburanteve në botë. Rafineria dhe më parë kishte qenë objektiv i një sulmi të planifikuar nga Al Kaeda në vitin 2006, por atentati ishte parandaluar. Impianti i dytë i sulmuar, Kurais, ndodhet 190 kilometra dhe më në jugperëndim dhe përmban rezervat më të mëdha të naftës në vend. Bëhet fjalë për dy impiantë strategjikë dhe asete shumë të rëndësishme për sauditët.

Tensioned në rajon u përshkallëzuan në muajt e fundit pas sulmeve në qershor dhe korrik ndaj anijeve naftëmbajtëse në ujërat e Gjirit. Veprime për të cilat Riad dhe Uashingtoni akuzuan Iranin. Akuza që u hodhën poshtë nga Teherani, i cili gjithësesi është protagonist i krizës së Gjirit, në qendër të dinamikave për marrëveshjen e programit bërthamor si dhe viktimë e lëvizjeve politike të brendshme. Në fakt në vend pasdaranët synojnë të marrin sa më shumë mbështetje nga kriza nëpërmjet një axhende aggressive dhe të pavarur nga linja më pragmatike e qeverisë.

Dronet janë përdorur nga rebelët jemenitë Hiti, të rreshtuar në mbështetje të Iranit, në disa sulme përtej kufirit. Sauditët drejtojnë një koalicion I zili po përpiqet prej më shumë se katër vitesh që të shtypë ofensivat e rebelëve huti, që ka rrëzuar qeverinë e Sama dhe ka futur Jemenin në kaosin e një lufte të përgjakshme civile. Rebelët kanë sulmuar më parë dhe impiantin e naftës së Shaibah duke përdorur dhe në atë rast drone kamikaze. Sulme të ngjashme u kryen dhe në muajin maj. Në të dyja rastet sulmet u pasuan nga zjarret por nuk ndaluan prodhimin në impiantet në fjalë.

Aramko përgatitet për shitjen e aksioneve Brenda këtij viti, në kuadër të përpjekjeve të ndërmarra nga kursi politik i vendosur nga trashëgimtari i fronit Mohammed bin Salman. Ky i fundit synon të ndryshojë ekonominë e naftës. Ai ka punësuar nëntë banka si koordinatorë global për të drejtuar operacionin, i cili është përshpejtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Sulmi ndaj stukturave të naftës, në një moment kaq të brishtë, është një mënyrë për të ndërhyrë në planet saudite duke e paraqitur sektorin si pak të sigurtë. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë sulmi minon dhe vizionin e Bin Salman, sovrani që ka ngritur impaktin saudit në politikën rajonale..

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia saudite vijojnë të publikojnë të dhënë për përgjegjësinë e sulmit ushtarak të së shtunës ndaj dy rafinerive të mëdha arabe. CNN raportoi se duke u bazuar na analizimin e fotografive satelitore nga shërbimi amerikan i inteligjencës, 20 dronët dhe 11 raketat që kanë sulmuar rafineritë janë nisur nga një bazë iraniane në kufi me Irakun. Nga një zonë shumë pranë objektivave të sulmuar më krahasim me zonat e kontroluara nga rebelët Huti në veri të Jemenit.

CNN shpjegon se analiza përfundimtare e mënyrave të impaktit konfirmon se raketat vinin nga veriu dhe jo  nga jugu, si duhej të kishte qenë nëse do të ishin komanduar nga rebelët Huti.

Sulmet iraniane apo të aleatëve të tyre Huti kundër impianteve saudite ishin operacioni më i rëndësishëm në Gjiri Persik që nga koha e pushtimit të Kuvajtit në vitin 1991. Pak orë pas sulmeve, Nju Jork Tajm analizoi disa pamje satelitore duke pretenduar se drejtimi nga vinin raketat dhe të bombave të droneve, parashikonte një itenerar nga verilindja drejt impianteve, më saktë nga Iraku apo drejt për drejt nga Irani.

Janë përdorur 20 drone dhe të paktën 10 raketa, një operacion ushtarak që sipas të dhënave të shërbimit amerikan të inteligjencës, për planifikimin dhe drejtimin – duke menduar se duhej të komandoheshin 20 drone në fluturim – mund të kryhej vetëm nga një ushtri e organizuar. Dhe kjo ushtri mund të jetë vetëm ajo e pasdaranëve iranianë.

Për momentin si amerikanët ashtu dhe vendet sunite të gjirit po përforcojnë mbrojtjen ushtarake, pasi kuptuan se nga kishin kaluar ato drone, lëvizjet e para kishin të bënin me përforcimin e rrjetit të radarëve dhe të gjitha instalimeve saudite amerikane. Prej dy muajsh marina ushtarake amerikane ka vendosur një aeroplan mbajtëse në zonën e Gjirit, por në bazat saudite janë vendosur me dhjetëra avionë ushtarakë dhe bombardues.

Të domosdoshëm për një luftë totale por më pak efikas për llojin e luftës që kanë zgjedhur të bëjnë iranianët: aksione ushtarake me intensitet të ulët, me dronë pa pilotë të aftë për të shkaktuar dëme të mëdha pa lënë gjurmë të dukshme. Irani nuk kërkon një luftë të hapur por njëkohësisht nuk dëshiron të gjunjëzohet ngadalë nga sanksionet amerikane. Sanksione të cilat janë rënduar dhe më shumë pas sulmeve të impianteve të naftës në Arabinë Saudite.

Për sa i përket dëmit ekonomik, Mbretëria Saudite ndërpreu më shumë se gjysmën e prodhimit të saj: 5.7 milion fuçi në ditë – që janë rreth 5 për qind e të gjithë prodhimit global. Më tej ishte më se e parashikueshme dhe rritja e menjëhershme e çmimit të naftës: me 20 për qind – si nuk kishte ndodhur pre vitesh.

Analistë politikë por dhe ushtarakë dhe pse e konsiderojnë si një sulm të paprecedentë shtrojnë disa pyetje: si është e mundur që Arabia saudite nuk ishte në gjendje ta parandalonte? Dhe mbi të gjitha si shpjegohen dëme aq të mëdha?

Por rezultati i mirë shpjegohet me llojin e raketave të përdorura që udhëtonin në nivel tokë – tokë dhe për këtë arsye ishte shumë i vështirë gjurmimi i tyre. Ndërsa arsyeja e dëmit të madh të shkaktuar shpjegohet nga fakti se impiantet e naftës, për të pasur njjë rendiment më të mirë, ndërtohen në një mënyrë shumë të mbyllur, kompakt dhe të përqendruar. Mjafton të goditet vetëm njëri prej tyre dhe prodhimi bllokohet.

Ata që besojnë s emund të kenë qenë rebelët Huti autorë të sulmit, shpjegojnë se këta të fundit nuk janë të papërgatitur. Sigurisht raketat janë ndërtuar dhe furnizuar nga Irani. Si dhe janë vendosur në funksion nga iranianë të lidhur me pjesën më radikale, atë për shembull që është kundër një takimi të presidentit amerikan me homologun e tij Iranian Rouhani.

Por mund të mendohet dhe si një aksion i cili synonte futjen në krizë të regjimit Iranian. Nëse do të konfirmohej se është Irani përgjegjës i sulmeve, për Teheranin do të ishte një situatë jo pak e frikshme: impiantet iraniane janë të gjithë në breg dhe janë shumë objektiva të lehtë për një sulm ajror. Kjo mund të conte drejt një përshkallëzimi të një konflikti i cili duket se po përgatitet prej kohësh.

Një luftë me një ndryshim regjimi në Teheran – si pretendon një pjesë e caktuar e adiministratës amerikane, dhe pse Bolton, personazhi që mendonte më shumë për konfliktin, është pushuar nga puna – parashikon pushtimin e vendit, një gjë është praktikisht e pamundur. Irani është një lloj fortese e rrethuar nga mallet Zagros, dhe kalimi këtyre maleve nuk është aspak i lehtë nga pikëpamja ushtarake. Më e mundur duket opsioni i një serie sulmesh ajrore nga Arabia Saudite apo nga anijet amerikane të luftës të pranishme në zonën e Gjirit. Mund të jetë fillimi i një përshkallëzimi shqetësues, por duhet theksuar se reagimi amerikan ishte i moderuar: nëse nuk lëvizin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lëviz as Arabia Saudite.

Në këtë pikëpamje mund të thuhet se situata nuk është aspak e lehtë në lindjen e mesme. Sulmet në fakt u morën përsipër nga rebelët shiitë Huti por sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Iranin si përgjegjës të vërtetë. Komandanti i forcave ajrore pasdarane u shpreh se të gjithë e dinë se të gjitha bazat amerikane dhe avionmbajtëset në një distancë deri në dy mijë kilometra, janë të arritshme nga raketat iraniane. Irani është gjithnjë gati për një luftë totale, përfundoi ai.

Pak pas tij ministria e jashmte iraniane i konsideroi si të pakuptimta akuzat amerikane sipas të cilave Teherani është përgjegjës i sulmeve ndaj dy rafinerive të naftës në Arabinë Saudite. Sipas deklaratës zyrtare për media të kësaj ministrie, këto akuza janë një justifikim për të arsyetuar një sulm ndaj Iranit në të ardhmen.

Riadi është prodhues i tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë me rreth 10 milion fuci nafte në ditë. Por mbi të gjitha është eksportuesi i parë me shtatë milionë fuci në ditë. Por gjithashtu është i vetmi që ka dhe rezerva për prodhim duke bërë që të arrijë të prodhojë deri në 12 milion fuçi në ditë.

E kotë të thuhet se nëse Teherani do të kishte kryer vërtetë sulmet do të ishte një sfidë e re për sigurinë rajonale dhe në të njëjtën kohë do të ishte një problem dhe për shtëpinë e bardhë. Kjo me presidentin amerikan Donald Tramo që do ishte i detyruar të anulonte planet për një takim historic me homologun Iranian, e ndoshta mund të jetë dhe i detyruar të reagojë duke sulmuar Iranin. Ai që do të përfitonte nga një situatë e tillë do të ishte ai që do të ruajë në rajon një konflikt të vazhdueshëm me intensitet të ulët. Sepse nëse do të realizoheshin negociatat mes Trampit dhe Rouhanit mund të krijohej një arkitekturë e re e sigurisë së përgjithshme. Ata që janë kundër kësaj ideje janë: ekstremistët iranianë, linjat e forta të Riadit, ata që mbështesin idenë e luftës dhe që ndodhen Brenda adiministratës amerikane, si dhe ata që në Izrael duan të përfitojnë mbështetje rreth temës së armiqve të vendit. Ndërkohë sigurisht që janë bllokuar dhe përpjekjet amerikane për të nisur bisedimet për paqe me rebelët Huti, për t’i dhënë fund në këtë mënyrë një lufte të përgjakur që ka shkatërruar popullsinë në Jemen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!