Nafta poshtë 80 dollarë për fuçi/ Shqetësim, kërkesa e dobët globale

schedule15:57 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:57 - 21 Dhjetor, 2023

Çmimet e naftës ranë të enjten pas shqetësimeve gjithnjë e në rritje të kërkesës së dobët globale  por edhe rritjes së vlerës së dollarit.

Kontratat feature të naftës së papërpunuar Brent zbritën në 79.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit perëndimor në SHBA zbriti në 74.1 dollarë fuçia. Investitorët janë ende të shqetësuar lidhur me ndërprerjet e tregtisë duke pasur parasysh se transportuesit kryesor detarë zgjodhën të largoheshin nga rruga e Detit të Kuq prej tensioneve të krijuara.

Ndërkohë, rritja e rezervave të papërpunuara të Shteteve të Bashkuara dhe prodhimi rekord vendas i naftës gjithashtu shtuan presionin për çmimet. Për transportin detar, rreth 12% e trafikut botëror kalon në Detin e Kuq përmes Kanalit të Suezit.

Megjithatë, ndikimi në furnizimin me naftës ka qenë i kufizuar deri më tani sipas analistëve sepse pjesa më e madhe e naftës së papërpunuar në Lindjen e Mesme eksportohet përmes Ngushticës së Hormuzit.

Analistët shprehen ndër të tjera se meqenëse nuk parashikohen shkurtime shtesë të OPEC për këtë vit, çmimet e naftës me shumë gjasa do të mbeten në këto interval deri në fund të vitit por duke pasur në fokus të dhënat ekonomike dhe reagimin e dollarit.

Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që vendosi një kufi çmimi për naftën ruse njoftoi të mërkurën se masat mund të ashpërsohen më tej ndaj Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!