Nafta mbi 200 lekë, dështon plani djallëzor i tiranasit për ta mbushur makinën falas

schedule12:02 - 18 Mars, 2022

schedule 12:02 - 18 Mars, 2022

Çmimi i lartë i karburateve po i bën qytetarët që të kërkojnë zgjidhje të tjera për t’i shpëtuar krizës duke kryer madje edhe vepra penale. Kështu për shembull, një 61-vjeçar nga Tirana është paraqitur në një pikë karburanti në kryeqytet me kartmonedha të falsifikuara me qëllim mbushjen e makinës me karburant.

Plani ka funksionuar përgjysmë, pasi punonjësi i karburantit i ka mbushur makinën dhe më pas ka konstatuar se kartmonedhat e paguara ishin false duke njoftuar policinë, e cila arrestoi menjëherë 61-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 63 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi në një karburant, ka bërë pagesë me një shumë eurosh të dyshuar të falsifikuar”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!