Çmimet e naftës qëndruan të larta edhe të premten, pavarësisht se vendet kryesore europiane, por edhe Japonia e Kanadaja u ofruan të bashkëpunojnë për të mundësuar kalim të sigurt për anijet e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
Nafta e papërpunuar brent u rrit me 1.1% duke arritur ne mbi 109 dollarë për fucci, një rritje më e ngadaltë se një ditë më parë. Analistë të tregut thonë se potenciali për një rënie apo përmbysje të shpejtë të ccmimeve është thuajse I pamundur në kushtet kur në Lindjen e Mesme janë goditur infrastrukturat kryesore të naftës dhe dëmi është shkaktuar pikërisht të prodhimi.
Në përpjekje për të frenuar shtrenjtimin e naftës, sekretari I Thesarit I Shteteve të Bashkuara Scott Bessent tha se Uashingtoni mund të heqë së shpejti sanksionet ndaj naftës iraniane, ndërsa shtoi se po ashtu mund të ketë një tjetër lëshim të naftës nga Rezervat Strategjike.
Një ditë më parë nafta në tregjet globale u rrit në mbi 119 dollarë për fucci, pasi Irani iu kundërpërgjigj një sulmi izraelit në fushën më të madhe të gazit duke zhbërë 17% të kapacitetit të gazit të lëngshëm të Katari, duke shkaktuar kështu dëmë të konsiderueshme që sipas analistëve do të duhen deri në pesë vjet për tu rekuperuar.
Ccmimet e gazit natyror ndërkoë në Bashkimin Europian arritën nivelin më të lartë duke u rritur me 25%, duke iu afruar nivelit të 78 dollarëve. Kjo është norma më e lartë e regjistruar në më shumë se tre vite.
Ndërkohë edhe ccmimet e arit u tërhoqën gjatë ditës së sotme. Pasi qëndruan për shumë kohë në mbi 5 mijë dollarë për ons, të premten ranë në 4 900 dollarë për onz. Ari është parë gjtihmonë si një strehë e sigurt për investitorët në kohë luftërash apo pasigurish ekonomike, por forcimi I dollarit që pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme e ka bërë blerjen e metalit të ccmuar më të kushtueshëm.


