Nafta kontrabandë dhe thyerja e embargos me Libinë, Rama: Nuk merrem me anije

schedule12:13 - 17 Shtator, 2022

schedule 12:13 - 17 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për naftën kontrabandë që ka ardhur në Shqiëpëri ditët e fundit, konkretisht anija e nisur nga Libia me rreth 2200 tonë naftë dhe thyerjen e embargos ndaj këtij shteti.

Rama nuk dha një përgjigje duke thënë se ai “nuk merret me anije”, ndërsa shtoi se çështja i takon organeve të drejëtsisë.

“Nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejëtsisë, policia ka bërë detyrën dhe nga ana tjetër sikiur edhe media të bëjë detyrën e vet dhe të mos përdor fuqinë e saj për të disinformuar apo për të sulmuar dhe për të vënë gjoba qoftë për autoritetet shtetërore qoftë për objekte biznesi, kjo do ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, tha Rama. /abcnews.al