Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Nafta kalon sërish 100 dollarë/ Abedinaj: BE duhet të gjejë vende të tjera për furnizim, më të prekura vendet e Azisë

schedule14:21 - 12 Mars, 2026

schedule 14:21 - 12 Mars, 2026

Eksperti i politikave të qëndrueshme, Djego Abedinaj thotë se konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur vendet e Gjirit, të cilat nuk mund të tregtojnë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Abedinaj u shpreh se BE duhet të gjejë vende të tjera për furnizimin me naftë, teksa më të prekura sipas tij, janë vende të Azisë, si Japonia, Kina, apo edhe Koreja e Jugut.

“Ajo që mund të them, vendet e Gjirit, janë ato që nuk po arrijnë të dalin në tregjet ndërkombëtare, përmes Ngushticës së Hormuzit. BE është prekur, SHBA, por edhe vendet e Azisë, Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut. Ky konflikt dhe ky distabilitet i çmimeve, ka një disavantazh për vendet që janë përfshirë. Në momentin kur ka kriza, është domosdoshmëri shumë e madhe. Ka ndikim në mënyrën sesi qeveria duhet të menaxhojë burimet e energjisë. Normalisht, fatura, u bie qytetarëve, taksapaguesve. Sa u përket shteteve, mendoj se shtetet e Azisë preken drejtpërdrejt nga vendet e Gjirit, por edhe BE gjithashtu, që orientoi një pjesë të burimeve të energjisë, pas luftës në Ukrainë, me vendet e Gjirit. Besoj se do ketë kosto relativisht të lartë. Fatkeqësisht, tregjet e energjisë janë vulnerabël ndaj këtyre konflikteve. Besoj se për disa javë situata do të jetë e paqëndrueshme”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!