Nafta falas për fermerët/ Hapen aplikimet, afat deri më 11 prill

schedule13:38 - 20 Mars, 2023

schedule 13:38 - 20 Mars, 2023

Këtë të martë janë hapur aplikimet për skemat e mbështetjes në bujqësi. Aplikim do të vijojë deri ne datë 11 prill dhe mund të bëhet edhe online përmes portalit e-Albania.

Fluksi i fermerëve, të interesuar për skemat mbështetëse ka qenë i lartë prej mëngjesit në Korçë, duke krijuar radhë pranë zyrave të Drejtorisë së Bujqësisë.

Gjatë ditës së parë në Korçë, më shumë interes ka pasur për skemën e naftës pa akcizë.

Fluks për të përfituar nga kjo skemë ka pasur gjatë së martës edhe në Vlorë.  Janë 10 masa mbështetëse që përfitohen nga fermerët që aplikojnë.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Kësaj herë nuk do jenë përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët dhe peshkatarët.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!