Nafta derdhet në Gjanicë/ Procedohen tre punonjës të kompanive “Terra oil” dhe “Albpetrol”

schedule15:46 - 27 Tetor, 2023

schedule 15:46 - 27 Tetor, 2023

Lumi që përshkon Fierin është ndotur sërish, këtë herë nga shkarkimi i mbetjeve të naftës të kompanive Terra oil dhe Albpetrol.

Niveli i ndotjes është alarmante. Uji është kthyer i zi dhe mban aromë të rëndë.

Banorët shprehen të shqetësuar. Thonë se për shkak të erës së naftes nuk mund të hapin dritaret në mëngjes.

Rasti është i përsëritur.

Të premten policia njoftoi se ka nisur hetim ndaj tre punonjësve të kompanive private por qytetarët thonë se kjo nuk mjafton. Ata kërkojnë zgjidhje të problemit.

Edhe pse fenomenin e kanë denoancuar në vazhdimësi banorët e Fierit thonë se institucionët kanë dështuar në marrjen e masave dhe ndëshkimin e autorëve të krimit mjedisor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!