Nadal tërhiqet nga një tjetër turne: Nuk ma lejon trupi

schedule21:38 - 5 Prill, 2024

schedule 21:38 - 5 Prill, 2024

Rafael Nadal është në një periudhë shumë delikate të karrierës me tenistin spanjoll që deklaroi së fundmi se nuk mund të marrë pjesë në turneun e Monte-Carlos që zhvillohet nga data shtatë deri më 14 prill. 37-vjeçari, theksoi se trupi nuk e lejon të marrë pjesë në turne ndërsa shtoi se për të është shumë e vështirë të mos ketë mundësinë të luajë.

“Përshëndetje të gjithëve, këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marrë pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luajë. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj.

Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Nadal në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!