Ish-ministri i LSI-së, Nasip Naço njoftoi se i është bashkuar Partisë Socialiste.
Për këtë lëvizje ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Lexo edhe: “Një eksperiment politik”, Nasip Naço largohet nga LSI tek PS. Klosi: Marrim 5 mandate në Berat
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Paloka shkruan se kryeministri Rama, personat që i blen, i poshtëron publikisht ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë ta bëjë këtë edhe me njerëzit që sipas tij vetëshiten.
Statusi:
“E kam thene me se nje here qe Edvini nje gje e ka “te mire” me keta qe ble, se i shfrytezon e abuzon me ta deri ne poshtrim publik. E ka bere dhe me ambasadore, imagjino me keta qe veteshiten per pak gje…!”
/abcnews.al/