Nacionalizmi i vaksinave do të zgjasë pandeminë

schedule10:43 - 16 Shkurt, 2021

schedule 10:43 - 16 Shkurt, 2021

Nga Thomas J. Bollyky and Chad P. Bown, Foreign Affairs

Për herë të dytë në dy dekada, një krizë ndërkombëtare ka prekur aksesin në ilaçe. Një numër i vogël i kombeve të pasura, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë shpenzuar miliarda dollarë duke bllokuar furnizimet e hershme të vaksinave më të reja premtuese të koronavirusit.

Sipas një vlerësimi të fundit, kombet që përfaqësojnë vetëm një të shtatën e popullsisë së botës tashmë kanë rezervuar më shumë se gjysmën e të gjitha furnizimeve premtuese të vaksinave. Sipas dokumenteve të brendshme, shqetësimet rreth financimit dhe furnizimit e kanë vendosur COVAX, iniciativën globale për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, në rrezik “shumë të lartë”  dështimi.

Jo shumë kohë më parë, AIDS shkatërroi kombet e varfra duke rritur çmimin e ilaçeve.  Zgjidhja e asaj krize transformoi shëndetin global, duke alokuar miliarda dollarë ndihmë në kërkimin dhe zhvillimin e trajtimeve për të varfrit në botë dhe krijimin e institucioneve të reja të financuara nga donatorët për të siguruar ato trajtime.

Trajtimet farmaceutike shpëtuan miliona jetë dhe ndryshuan rrjedhën e epidemisë së HIV / AIDS në vendet e pasura gjatë viteve 1990.

Por kompanitë që zhvilluan këto ilaçe,  në vendet me të ardhura të larta, miratuan çmime ndërkombëtare normale për ta, por  për njerëzit në Afrikën sub-Sahariane dhe kombet e tjera të varfra ishin të pamundura për tu blerë.

Në vitin 1998, ilaçet kushtonin më shumë në Afrikën e Jugut, sesa në Suedi ose në Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Afrikës së Jugut kërkoi versione më të lira, gjenerike të ilaçeve të AIDS-it nga vendet e tjera – dhe 39 kompani farmaceutike e paditën , duke përmendur ligjet e patentave dhe rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe duke akuzuar Nelson Mandela, presidentin e Afrikës së Jugut, si fajtorin kryesor.

Administrata e Klintonit dhe shumë qeveri europiane mbështetën kompanitë. Protestat shpërthyen jashtë konferencave ndërkombëtare të AIDS-it dhe negociatave të Organizatës Botërore të Tregtisë 1999 në Seattle.

Në ngjarjet fillestare për fushatën presidenciale të Al Gore, aktivistët shpalosën banderola ku shkruhej: “Lakmia e Gore Vret: Droga e SIDA-s për Afrikën”.  Kriza për qasjen në trajtimin e AIDS-it mbushi titujt ndërkombëtarë të lajmeve në fund të epokës së Klinton.

Rreth 39 kompani farmaceutike u paditën. Pas kësaj, kompanitë filluan të dhurojnë ilaçet e  AIDS.

Kriza solli ndryshime të thella dhe të qëndrueshme.

Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera të pasura dhe filantropitë, të tilla si Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, shpenzuan miliarda dollarë duke kërkuar, zhvilluar dhe shpërndarë trajtime për njerëzit më të varfër në botë.

Ndihma globale shëndetësore u trefishua gjatë dekadës së ardhshme, nga 10.8 miliardë dollarë në 2001 në 28.2 miliardë dollarë në 2010. Epoka e re në shëndetin global ka bërë të mundur zhvillimin e ilaçeve antivirale dhe ka shpëtuar shumë jetë.

Por gjithashtu ka zhvendosur fokusin e shëndetit global larg bashkëpunimit midis kombeve, të pasura dhe të varfra. Mangësitë e kësaj qasjeje kanë qenë prej kohësh të dukshme në dështimin e institucioneve globale shëndetësore për të mobilizuar në mënyrë efektive shumë prej problemeve të bashkëpunimit  kolektiv që përbëjnë kërcënimet më të mëdha shëndetësore në botë.

Gjatë dy dekadave të fundit, jo më shumë se 1% e ndihmës vjetore globale shëndetësore i është kushtuar përgatitjes për kërcënime pandemike si koronavirusi.

Kriza në zhvillim e sipër për aksesin në vaksinat kundër koronavirusit është shembulli i fundit i një problemi të bashkëpunimit kolektiv.   Kjo do të shpejtonte gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike globale dhe do të shmangte konfliktin e panevojshëm gjeopolitik.

Prodhimi i një vaksine është një proces më i shtrenjtë dhe më i ndërlikuar sesa zhvillimi i një ilaçi anti-viral  që përdoret për të luftuar  HIV / AIDS.

Aktualisht, vetëm një duzinë vendesh kanë kapacitetin për të prodhuar vaksinat COVID-19. Në qoftë se kjo nuk ndryshon, qasja globale në doza të hershme do të varet kryesisht nga fakti nëse kombet  që kanë aftësinë për të prodhuar dhe ato  të pasura të bien dakord të shpërndajnë dozat e vaksinave bazuar në nevojën e shëndetit publik, sesa në vlerën e buxhetit monetar të një vendi. Shenjat aktuale nuk janë inkurajuese.

Kombet e pasura kanë  blerë doza paraprake të vaksinave, duke grumbulluar një sasi të dozave që nuk janë proporcionale me rastet e tyre të koronavirusit dhe popullsinë.

Australia, Kanadaja dhe Japonia kanë më pak se një përqind të rasteve me koronavirus në botë, por ato kanë blerë më shumë doza vaksine se e gjithë Amerika Latine dhe Karaibet – një rajon me më shumë se 17 përqind të rasteve globale të koronavirusit.

Kanadaja ka rezervuar një sasi të konsiderueshme të dozave  për të vaksinuar popullsinë e saj më shumë se katër herë. Australia, Bashkimi Europian, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu blenë më shumë doza të vaksinës sesa mund t’u duhen në realitet.

Askush nuk pret që qeveritë me qasje të hershme të heqin dorë nga vaksinimi i personave më të rrezikuar  të popullsisë së tyre. Këto përfshijnë punonjësit e vijës së parë të kujdesit shëndetësor, banorët dhe personelin e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe punëtorët thelbësorë.

Por shenjat aktuale sugjerojnë që kombet e pasura do të kërkojnë të vaksinojnë të gjithë  popullsinë e tyre, madje edhe  personat që nuk janë shumë të rrezikuar nga Covid-19 përpara se të ndihmojnë vendet e tjera me vaksina.

Nëse vazhdon konkurrenca midis vendeve, shumë kombe, përfshirë disa të pasur, nuk do të kenë akses në vaksinat e provuara efektive. Ndërkohë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit me rrezik të lartë në ato vende do të jenë të pambrojtur ndaj Covid-19.

Qeveritë  do të detyrohen të vaksinojnë qytetarët  me vaksinat që nuk ende nuk janë treguar efektive duke i vënë qytetarët e tyre në rrezik të mëtejshëm. Pakënaqësia kundër kombeve që kanë askses në  vaksina do të jetë intensive, duke rrezikuar bashkëpunimin e ardhshëm ndërkombëtar të nevojshëm për të parandaluar pandeminë e ardhshme.

Një epokë 20-vjeçare në shëndetin global, e përshkruar dikur me famë si ” një epokë e mrekullive “, tani duket se ka dështuar.

Dështimi i COVAX nuk është ende i sigurt. Nisma mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit 2021. Por COVAX ka nevojë për ndihmë.

Nën administratën e ardhshme të Biden, Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me vendet e tjera për të ndërtuar infrastrukturën elastike të nevojshme për të rritur kapacitetin global të prodhimit të vaksinave në këtë dhe pandemitë e ardhshme – një urgjencë që të gjithë kombet  e kanë të përbashkët.

Prandaj nevojitet një përpjekje e përbashkët.

Pavarësisht miliarda dollarëve dhe përparësive të niveleve të larta që kanë treguar Shtetet e Bashkuara dhe Europa, vetëm vendet e pasura nuk kanë gjasa të plotësojnë me shpejtësi nevojat globale për vaksinat.

Ekonomitë që janë në zhvillim kanë më shumë kapacitet prodhues dhe rritja e prodhimit të vaksinave në këtë dhe pandemitë e ardhshme do të kërkojë bashkëpunim më të gjerë.

Pavarësisht se ka shumë kandidatë të vaksinave për koronavirus, disa janë të destinuar të dështojnë. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të marrë rolin udhëheqës në krijimin e një infrastrukture globale të vaksinimit.

Prodhimi dhe shpërndarja efikase e vaksinave kërkon besim, transparencë dhe qasje të jashtëzakonshme në informacion – jo vetëm midis politikëbërësve por edhe midis prodhuesve të vaksinave dhe furnitorëve të tyre.

Një dekadë më parë, një kombinim i kostove të larta të karburantit dhe plehut organik, si dhe ngjarjeve ekstreme të motit, bënë që çmimet e ushqimeve të rriteshin.

Qeveritë u panikosën  dhe i përkeqësuan edhe më tepër gjërat. Në përgjigje, G-20 krijoi Sistemim Informativ të Tregut Bujqësor (AMIS) për të përmirësuar transparencën e tregut të ushqimit dhe për të koordinuar politikën në rast emergjence.

Ky sistem gjeneroi informacion dhe besim duke ndihmuar tregjet gjatë ditëve të para të pandemisë COVID-19, kur shqetësimet për mungesat e mundshme të ushqimit detyruan disa vende të ndalonin përkohësisht eksportet bujqësore.

Një përpjekje e ngjashme është e nevojshme në G-20 për dispozitat thelbësore mjekësore, përfshirë vaksinat dhe furnizimet mjekësore.

Gjatë katër muajve të parë të pandemisë aktuale, më shumë se 70 vende plus Bashkimi Europian vendosën ndalime ose kufizime eksporti për pajisjet mbrojtëse personale, ventilatorët dhe ilaçet. Pa më shumë transparencë në askesin e materialeve cilësore të lidhura me vaksinat, si dhe në atë se ku dhe kur vaksinat do të dorëzohen globalisht, përçarje të tilla ka të ngjarë të përsëriten.

Institucionet dhe partneritetet  e ndryshme në botë kanë bërë më të mirën për shpërndarjen e ushqimit, parave dhe ilaçeve të SIDA-s tek të varfrit në botë. Këto nisma bamirësie duhet të ekzistojnë ende por ato nuk janë përgjigja për të gjitha problemet e pazgjidhura të veprimit kolektiv që shqetësojnë shëndetin global.

Një nga këto probleme është nacionalizmi i vaksinave. Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar në bazë të interesave të përbashkëta mund të mobilizojë reagimin global të prodhimit, tregtisë dhe shpërndarjes që do t’i japë fund kësaj krize të shëndetit publik dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi më elastik për të ardhmen. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!