“Na zgjatni dorën, të lidhim besën”/ Ali Ahmeti: Bujar Osmani kandidat i BDI-së për President në Maqedoninë e Veriut

schedule11:49 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:49 - 22 Shkurt, 2024

“Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut”, kështu ka deklaruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Në një reagim në Facebook, Ahmeti ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV.

Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ndalohet njëherë e mirë ndikimi i Rusisë në Ballkan.

“Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

Lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nënvizoi se  historia e ka mësuar se ideve të mëdha nuk duhet t’u bëhet ballë, “por duhet t’i bashkohesh”, derisa vuri në pah rrezikun në të cilin gjendet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Bujar Osmani është edhe ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, megjithatë ai nuk është i detyruar të japë dorëheqjen, mund të vazhdojë të jetë edhe ministëi jashtëm edhe të garojë për president.

Në këtë mënyrë Osmanin bëhet kandidati i dytë shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, pasi ditë më parë, opozita shqiptare propozoi, Arben Taravarin, që të jetë kandidat i tyre.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut do të mbahet më 24 prill, kurse ai i dyti më 8 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Kandidatet per president janë Stevo Pendarovski, Bujar Osmani, Arben Taravari, VMRO me deputeten Gordana Siljanovska, ndërsa e Majta me Biljana Vankovska.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!