Drejtori i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka folur në lidhje me rinovimin e David Alaba, i cili ende duket shumë larg në horizont. Për të ardhmen e mbrojtësit austriak, zyrtari i kampionëve të Gjermanisë dhe Europës u shpreh:
“Ne po mundohemi që ta bindim atë të rinovojë. Do të jemi të lumtur nëse vendos që të qëndrojë me ne dhe shpresojmë që herët apo vonë të firmosë, që të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin.
David ka qenë këtur për një kohë shumë të gjatë dhe ne nuk do t’i japim atij një ultimatum në lidhje me rinovimin. Ai do të vendosë me agjentin e tij se çfarë do për karrierën e tij”, u shpreh Salihamidzic./abcnews.al