Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Na nderojnë edhe “çunat e Londrës”/ Anglia nuk e fal Serbinë, e mund 2-0 dhe i bën “dhuratë” Shqipërisë

schedule23:07 - 13 Nëntor, 2025

schedule 23:07 - 13 Nëntor, 2025

Anglia nuk e fal Serbinë dhe i ndihmon Shqipërinë të sigurojë përpara kohe vendin e saj në play off e “Botërorit 2026”.

“Tre Luanët” dominuan sfidën në tempullin e tyre “Uembli”, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Pas shumë përpjekjesh, të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi në minutën e 28-të me Bukajo Saka, ndërsa goli i kapitenit të Arsenal vendosi pjesën e parë.

Vetëm në limitet e kohës së rregullt, Eze dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e Anglisë, që kishte siguruar më parë kualifikimin për në finalet e “Botërorit 2026”.

Ndërkohë, me këtë sukses, “Tre Luanët” i dhanë një dorë Shqipërisë në arritjen e saj historike si e dyta e Grupit K dhe pjesë e fazës së play off të turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!