“Na hyri frika në palcë”, rrufeja godet avionin e Hertha Berlin

schedule10:37 - 1 Tetor, 2019

schedule 10:37 - 1 Tetor, 2019

Hertha e Berlin nuk e ka festuar gjatë fitoren e marrë ndaj Koln ditën e diel. Avioni me të cilin po riktheheshin për në kryeqytetin gjerman është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur keq lojtarët, stafin dhe drejtuesit.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë”, ka deklaruar fillimisht për Bild Michael Preetz, CEO i Hertha Berlin. Më tej ai ka treguar se si u përjetua në avion e gjithë ngjarja.

“Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, është shprehur Preetz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!