“Na hoqi birrat, i thamë se do kishte telashe”, të pathënat Roberto Carlos

schedule13:06 - 12 Shkurt, 2020

schedule 13:06 - 12 Shkurt, 2020

Roberto Carlos ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Braziliani, të cilit i trembeshin shumë prej gjuajtjes së fuqishme, ka dhënë një intervistë për Vitor Baia në një televizion në Portugali. Ish-portieri i ka zbuluar shumë gjëra brazilianit, i cili nisi të fliste për ish-trajnerët e tij.

VICENTE DEL BOSQUE – Carlos ka fjalë të mira për Del Bosque. Ai e drejtoi Realin ne periudhën 199-2003 dhe tekniku spanjoll u ka shkuar sipas “fijes” lojtarëve të Realit në atë periudhë. “Ai ishte më shumë si një mik. Nuk ke nevojë për rregulla. E dinim në mënyrë perfekte çfarë donte. Stërvitja të hënën ishte në 17:00, ndonjëherë edhe të martën. Ai nuk ka kërkonte të shkonim në 11:00, sepse praktikisht askush nuk shkonte”, tregon ish-mbrojtësi.

 

VICENTE DEL BOSQUE

JOSE ANTONIO CAMACHO – Vetëm 22 ditë në krye të Realit kur e mori drejtimin në vitin 1998. Camacho donte të tregonte kush komandon, por futbollistët nuk i kishte me vete.  “Gjatë epokës së Galaktikëve ishin shtatë nga ne dhe u krijua një situatë e rrezikshme në dhomat e zhveshjes. Gjithmonë e kishim menaxhuar mirë situatën, shkonim mirë, por Camacho nuk e bëri dhe zgjati vetëm 10 ditë.

Erdhi në dhomat e zhveshjes, na tha ‘përshëndetje’ të gjithëve dhe ishte shumë serioz. Një njeri me shumë histori te Reali. Më pas tha: ‘Ju dua të gjithëve në fushë nesër në 7:00 të mëngjesit’. Ne zakonisht stërviteshim në 10:30. Folëm me të dhe u përpoqëm ta bëjmë të ndryshojë orarin. Ne kishim zakonet tona”, deklaron braziliani.

 

JOSE ANTONIO CAMACHO

VANDERLEI LUXEMBURGO – Florentino Perez i dha mundësinë të drejtonte Realin edhe Luxemburgo-s. Roberto Carlos tregon: “E njëjta gjë ndodhi edhe me të. Kishim zakon të linim çantat në hotel dhe të shkonim për ndonjë birrë, ose të pinim ndonjë gotë verë gjatë darkës. Ishte vetëm ndeshja e dytë e sezonit. Gjithmonë kishte dy shishe vere në tavolinë dhe unë e Ronaldo i thamë:

‘Profesor, njerëzit këtu kanë zakonet e tyre. Do i shihni ato, por mos u përpiqni t’i ndryshoni. Mos i hiq shishet e verës nga tavolina, ose të ndalosh birrat para darkës. Nëse  bën, do e gjesh veten në telashe’. Çfarë bëri ai? Fillimisht hoqi verën, më pas ndaloi birrat. Qëndroi vetëm tre muaj. Bota e futbollit është e vogël dhe drejtorët dëgjuan prej tij vetëm një ‘mirë u pafshim’”. /abcnews.al

 

VANDERLEI LUXEMBURGO

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!