“Na e vodhi Kosova”, zviceranët tërbohen për shokun e Kamberit

schedule18:29 - 3 Nëntor, 2020

schedule 18:29 - 3 Nëntor, 2020

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes zbuloi sot listën e dardanëve për tre ndeshjet e nëntorit ndaj Shqipërisë, Moldavisë dhe Sllovenisë. Në listë ra në sy emri i Betim Fazlijit, shok skuadre me Florian Kamberin te St Gallen.

Mbrojtësi është një nga talentet më të spikatur në Zvicër dhe kombëtarja helvete e kishte prej kohësh në shënjestër. Në fund Kosova u tregua më e shpejtë dhe arriti ta bëjë për vete mbrojtësin, i cili mund të luajë në disa pozicione. Grumbullimi i Fazlijit te Kosova ka ngjallur reagim të madh në Zvicër.

Është prestigjiozja Blick, që shkruan: “Kosova i vjedh Zvicrës Betim Fazlijin”. I riu është rritur në Zvicër dhe duket se largimi i tij dhemb në vendin helvet. 21-vjeçari është titullar te nënkampionët e Zvicrës dhe luan rol të rëndësishëm në skuadër. Mbetet të shihet nëse do e bëjë këtë edhe te Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!