Mziu: Nuk do garoj në Primaret e Kamzës, s’dua t’i komentoj kandidatët

schedule10:36 - 4 Nëntor, 2022

schedule 10:36 - 4 Nëntor, 2022

Deputeti i Dibrës Xhelal Mziu, ka shuar zërat se do të kandidojë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.

Në një prononcim për Gazetën Express deputeti Mziu tha se nuk do të kandidojë.

“Nuk do kandidoj. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik Dibër”, tha Mziu për Express.

Pas Shemsi Prençit, në primaret e PD-së për Kamzën ka deklaruar se do të marrë pjesë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani. I pyetur për dy kandidaturat, Mziu, deklaroi se nuk dëshiron t’i komentojë.

Prononcimi i Mziut për Express

Përflitet se ju do jeni një nga kandidatët në Primaret e PD për bashkinë e Kamzës. Kur do e shpallni kandidaturën?

Xhelal Mziu: Nuk do kandidoj. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik në Dibër.

Pra po e lini rrugën e lirë për dy kandidatët e tjerë, Shemsi Prençin dhe Asllan Dogjanin?

Xhelal Mziu: Nuk jam unë që e përcaktoj. Unë sfidën e kam me socialistët.

Si i komentoni dy kandidaturat që janë shpallur deri tani? Kë mbështesni ju personalisht meqë nuk do kandidoni?

Xhelal Mziu: Nuk dua të shpreh asnjëlloj konsiderate. Asnjë person nuk e shoh me asnjë lloj syri. Unë dua që kandidati që të çertifikohet nga PD të mundë socialistët.

Mes Dogjanit dhe Prençit, kush mendoni se mund të jetë më i fortë përballë kandidatit të PS?

Xhelal Mziu: E vendosin primaret dhe kryesia e PD.

A e shikoni veten një kandidat më të fortë përballë Rakip Sulit sesa dy emrat që kanë shpallur kandidaturën deri tani nga ana e PD?

Xhelal Mziu: Të uroj ditën e mbarë

/Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!