Mziu: Dyert e blinduara ishin gabim, të mblidhemi dhe të mendojmë për bashkimin e PD

schedule22:08 - 28 Mars, 2022

schedule 22:08 - 28 Mars, 2022

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka theksuar se as dyert e blinduara dhe as tentativa për të marrë selinë me dhunë nuk duhet të kishin ndodhur në PD.

I ftuar në “Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Mziu tha se tani është koha që PD të bashkohet dhe të luftojë kundër rilindjes në pushtet, e cila sipas tij u ka vështirësuar jetën shqiptarëve.

Sa i përket 8 Janarit ku pati një përplasje mes demokratëve në seli, Mziu tha se më shumë gaz thithën ata që ishin brenda selisë se ata jashtë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Keni një koment për dyert e blinduara?

Mziu: Dyert e blinduara duhet të kishim reaguar me kohë, sepse dyert e parlamentit dhe kryeministrisë vazhdojnë të jenë akoma të blinduar. Vendimet e gjykatave janë ato ku ndahen dy palë apo tre palë, është gjykata ajo që vendos. Nuk ishte shprehur gjykata, nuk duheshin përdorur as dyert e blinduara, as sëpata. Gjykata duhet t’i jepte zgjidhje këtij problemi. Veç gjykatës subjekti PD është një parti që ju ka dhënë frymë shqiptarëve, nuk dua as unë as kolegët e mi, ta kthejmë as këtë studio as një studio tjetër në debat, por për tu bashkuar.

Xhafo: Ku ishit atë ditë?

Mziu: Kam qenë në mbledhjen e kryesisë së PD.

Xhafo: Keni qenë aty ku u hodh gaz?

Mziu: Aty ku ne hëngrëm gaz më shumë se këta që ishin në protestë.

Balliu: Si ishte ajo, ju hëngrën më shumë gaz.

Xhafo: A shihni një mundësi bashkimi?

Mziu: Në dallim nga kolegët e mi që i përkisnin foltores, apo PD-së, që nga 9 shtatori deri më sot nuk kam bërë asnjë lloj debati, pas fyerje, sepse unë PD-në e shoh si një gjë shumë të madhe. Çdo subjekt politik, por veçanërisht PD është një subjekt politik, e cila mund të rrëzojë këtë qeveri dhe nuk ka luksin për tu marrë në betejë me njëra-tjetrën, çdo person brenda PD-së është të gjejë formulën e basyhkimit, ku askush mos ngelet jashtë PD-së. PD aktualisht edhe para se të ishte e ndarë ishte në minorancë në raport me mazhorancën, prandaj duhet të dalim edhe përtej gardhit të PD-së që të mundim këtë të keqe politike.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!