Myslym Murrizi, nënkryetar i Kuvendit

schedule16:25 - 8 Maj, 2019

schedule 16:25 - 8 Maj, 2019

Myslym Murrizi do të jetë nënkryetari i ri i Kuvendit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-deputetin demokrat Edi Paloka. Në votim, në fund të seancës së sotme, për emërimin e Murrizit në detyrën e lartë votuan pro 93 deputetë, ndërsa vetë Myslym Murrizi ngriti kartonin e abstenimit për emrin e tij në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këtë votë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen Murrizit pasi vota e tij ishte në konflikt interesi.

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë drejtimin e Komisionit të Intregrimit Europian, ndërsa kryetare e Komisionit të Medias është emëruar Fatjona Dhimitri, deputetja e Gjirokastrës nga lista e Partisë Demokratike. Komisionin e Shëndetësisë do e drejtojë Enver Rroshi dhe Komisioni i Sigurisë i është besuar deputetit Alban Zeneli. Halil Jakini do të mbajë postin e zëvendëskryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Korab Lita u votua si zëvendëskryetar i Komisionit të Ligjeve, ndërsa zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm u emërua Ralf Gjoni./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!