Myslimanët në botë festojnë Kurban Bajramin, nën hijen e konfliktit izraelito-palestinez

schedule10:52 - 16 Qershor, 2024

schedule 10:52 - 16 Qershor, 2024

Besimtarët myslimanë kryejnë ritualin e fundit madhor sot të pelegrinazhit vjetor në Arabinë Saudite, në ditën e parë të Kurban Bajramit, një festë e madhe në Islam.

Prej agimit, pelegrinët do të ndjekin njëri-tjetrin në luginën e Minës, afër Mekës, mbi të cilat do të hedhin gurë, përpara se të kthehen në qytetin e shenjtë rreth Qabesë, në qendër të xhamisë së madhe.

Rituali i gjuajtjes me gurë u shndërrua në një tragjedi në vitin 2015, kur një ikje në rrëmujë e sipër la 2 300 të vdekur, por që atëherë vendi ka pësuar zhvillime të mëdha për të përmirësuar lëvizjen e turmave.

Të shtunën, besimtarët mblodhën gurë dhe fjetën nën yjet në fushën e Mouzdalifas, që ndodhet pak kilometra larg Mina, pasi kaluan ditën duke u lutur dhe recituar Kuran në malin Arafat, nën temperaturat që arrinin 46 gradë Celsius.

“Ishte shumë, shumë nxehtë”, pranon Rohy Daiseca, një 60-vjeçare nga Gambia që jeton në SHBA.

“Por, faleminderit Zotit kam hedhur shumë ujë mbi kokë dhe gjithçka shkoi mirë”, shtoi ajo.

Pavarësisht temperaturave shumë të larta në një nga rajonet më të nxehta në botë, tubimi rreth kodrës ku thuhet se profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit është mbajtur me një dëshirë të madhe.

“Ky vend na tregon se ne jemi të gjithë të barabartë, se nuk ka dallime mes myslimanëve në botë,” tha Amal Mahrouss, një grua 55-vjeçare nga Egjipti.

Një nga pesë shtyllat e Islamit, haxhin duhet ta kryejnë të gjithë myslimanët, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse kanë mundësi.

Ashtu si në vitin 2023, më shumë se 1,8 milionë besimtarë morën pjesë këtë vit, përfshirë 1,6 milionë nga jashtë, njoftuan dje autoritetet saudite.

– Festa e Sakrificës –

Rituali i gjuajtjes me gurë zhvillohet në ditën e parë të Kurban Bajramit, një festë e festuar nga myslimanët në mbarë botën në kujtim të sakrificës që Ibrahimi për pak sa nuk bëri duke dashur të vrasë djalin e tij, përpara se engjëlli t’i ofronte në minutën e fundit therjen e një deleje në vend të tij, sipas traditës.

Me këtë rast, praktikuesit therin një kafshë, në përgjithësi një dele, dhe u ofrojnë një pjesë të mishit nevojtarëve.

Megjithatë, festimet janë lënë nën hije këtë vit nga lufta vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, objekt i bombardimeve intensive dhe i rrethuar për më shumë se tetë muaj.

“Ne jemi të trishtuar për palestinezët dhe u falëm shumë për ta”, tha Intissar, një 25-vjeçare siriane, banore në Arabinë Saudite.

Mbreti saudit, Salman solli 2 000 palestinezë me shpenzimet e tij, gjysma e të cilëve janë anëtarë të familjeve të viktimave në Gaza që janë strehuar jashtë vendit.

Autoritetet, megjithatë, paralajmëruan se asnjë slogan politik nuk do të tolerohej gjatë haxhit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!