Deputeti Myslym Murrizi ka kallëzuar në SPAK, ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie Vojo Bregu. Padia e Murrizit lidhet me dy tendera që titullarët e ministrisë së Bujqësisë kanë dhënë në Bashkinë e Lushnjës për ujitjen me pika në ferma dhe tenderi për blerjen e lopëve.
Sipas Murrizit, tenderat janë abuzivë dhe titullarët e ministrisë së Bujqësisë kanë abuzuar me fondet.
Materiali i vënë në dispozicion të drejtuesve të SPAK nga Murrizi
Ne tenderin e pare per sistemin e ujitjes sipas relacionit shpjegues eshte planifikuar ujitja e 2800 hektareve toke por ne fakt prej 4 vitesh nuk ujiten as 25 hektare toke. Ne projekt eshte parashikuar marja e ujit nga lumi shkumbin ne fshatin Sulzotaj sepse uji i kanalit te Terbufit eshte uje i kripur nga batica e detit dhe nuk perdoret per ujitje pasi demton çdo bime te mbjelle.
Nuk ka asnje tube te shtrire nga lumi shkumbin ne drejtim te pompes se rikonstruktuar ne kanalin e terbufit, pompe e cila nuk eshte ndezur asnjeher nga viti 2017.
Gjatesia e linjave te tubave qe duhet te shtrohej sipas projektit duke shtrire linje tubash ne distancen çdo 200 metra pra ne fillim te çdo parcele dhe gjatesi nga fillimi i sipwrfaqes prej 2800 hektare te planifikuar per ujitje shkon rreth 5 kilometra gjatesi ne te cilen duhet te shtroheshin per çdo 200 metra gjeresi duhet te ishin mbi 50 km tube i shtrire( minimalja 10 linja paralele ne distance çdo 200 metra her 5 km sejcila linje)
Ne fakt nuk jane shtrire as nje e dhjeta e linjes.
Ne projekt thuhet qe ujiten 250 hektare te fshatit Sulzotaj por ne fakt nuk ujiten ne fshatin Sulzotaj asnje meter toke( ky eshte fshati im dhe une si familje kam mbi rreth 5 hektare toke aty).
Ne daljen e çdo parcela sipas projektit duhet te kete sahat mates te ujit dhe fatura per çdo fermere qe ujit token nga ky sistem, ne fakt nuk do gjeni asnje fature sepse askush nuk ka ujitur token nga ky sistem.
Perpos Ministrise se Bujqesise si institucion qe ka kryer tenderin dhe ka akorduar keto para ( rreth 6 milion euro) mendoj qe te dyshimte jane edhe autoritetet qe kane nenshkruar marrjen ne dorezim te ketij projekti korruptiv te realizuar sipas afatit qe shpjegon relacioni i ministrise per 8 muaj, pra nga janari- shtator 2017.
Si firmerare qe kane mare ne dorezim kete projekt jane drejtoria rajonale e kullim- ujitjes dhe bashkia Divjake. Besoj qe ne nje hetim profesional do te gjeni shume me shume sesa kam parashtruar ne kete material.
2- Tenderi i dyte i realizuar ne dhjetor 2016 dhe ne prill 2017 me vlere totale mbi 4.5 milion euro per blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka eshte nje tjeter abuzim i paster dhe dyshues per korrupsion
Vlera mesatare e nje meshqerre shkon mbi 3 milion leke te vjetra per koke, vlere e cila eshte tre fish me e larte se çmimi i tregut. Firma fituese eshte e njenjta per te tre lotet edhe pse ne lotin e trete ka patur çmimin me te larte se kompanite e tjera pjesemarrese.
Abuzive eshte menyra e shperndarjes se tyre dhe nga informacionet qe kam ju jane dhene per fushaten e vitit 2017 ne qarkun Fier vetem antareve te LSI. Lopet kane ardhur nga Danimarka dhe eshte shume e lehte per te verifikuar nga dogana faturen qe percakton vleren e zhdoganimit ku eshte percaktuar çmimi i nje meshqere.
Po ashtu nepermjet tatimeve mund te vertetohet se si i ka deklaruar ne bilancin financiar kompania Natyral Farming fitimin nga vlera qe ka blere nje meshqerre ne Danimarke sipas fatures qe ka paraqitur ne dogane dhe çmimit qe ka fituar kete tender nga Ministria e Bujqesise.
Bashkalidhur po ju dergoj pergjigjet e ardhura nga Ministria e Bujqesise per te dy tenderat si dhe te gjithe praktike e te dy tenderave qe kane shoqeruar pergjigjen e ardhur ne adresen time si deputet.
Per tenderin e pare te sistemit te ujitjtes ne bashkine Divjake keni bashkangjitur shkresen percjellese kthim pergjigje me 4 faqe si dhe akt marreveshjen , kolaudimin dhe marrjen ne dorezim me gjithe materiale teknike 17 faqe te tjera. Pra ne total 21 flete. Per tenderin e dyte per blerjen e 1912 meshqerrave po ju percjelle bashkelidhur materialin prej 6 faqesh te vene ne dispozicionin tim si deputet pas kerkeses time
Ne total po ju percjelle kalkezimin penal shoqeruar me 27 faqe informacion nga Ministria e Bujqesise per dy tendera. /abcnews.al/