Ishulli i miliarderëve futet në karantinë, ndalohet edhe muzika gjatë 24 orëve

schedule14:12 - 17 Korrik, 2021

schedule 14:12 - 17 Korrik, 2021

Ishulli i famshëm i “vip-ave” Mykonos në Greqi, ka hyrë në bllokim për shkak të koronavirusit.

Vendimi është marrë me anë të një urdhri nga Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimin e Krizave në Greqi.

Sipas asaj që raportohet në mediat greke, tashmë duke nisur nga dita e sotme deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale.

Njoftimi i Mbrojtjes Civile është si vijon:

Nga sot e Shtuna 17/7 dhe për shkak të shpërthimit shqetësues lokal të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime dhe grupe të shumta, Qeveria vazhdon me miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta për ishulli i Mykonos.

Më specifikisht:
Ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore.
Ndalimi i muzikës përgjatë njëzet e katër orëve, duke filluar nga sot në 18:00.
Masat janë të vlefshme deri të hënën 26/7 në 06:00 në mëngjes me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.
Ne u bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit të zbatojnë masat, si dhe autoritetet e ishullit që të aktivizojnë menjëherë informacionin dhe mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit dhe Mykonos të mund të bëhet e kontrolluar dhe së shpejti situata të kthehet në normalitet. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!