Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh në Lezhë

schedule11:03 - 26 Korrik, 2021

schedule 11:03 - 26 Korrik, 2021

Dy pronarë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me 1,000,000 lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave kundër Covid.

Sipas policisë dy subjektet janë konstatuar në Ishull Lezhë, ndërsa janë gjobitur N.P., banues në Lezhë dhe G.U banues në Ishull Lezhë.

Ishull, Lezhë Informacion- Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!