Muzikë në ‘kupë të qiellit’ në lokal, procedohen penalisht dy persona në Tiranë

schedule09:07 - 22 Qershor, 2023

schedule 09:07 - 22 Qershor, 2023

Dy persona janë proceduar penalisht për  “Prishja e qetësisë publike”. Dy personat, 32 dhe 37 vjeç, kishin vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin në Yzberisht dhe në Unazën e Re.

Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët në një lokal në Yzberisht dhe në Unazën e Re. Janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!