Muzikanti 22 vjeçar në Nigeri, këngë lavdërimi për një imam: Dënohet me vdekje

schedule12:38 - 11 Gusht, 2020

schedule 12:38 - 11 Gusht, 2020

Nuk ofendoi profetin por vetëm lavdëroi një imam duke shkaktuar zemërim dhe indinjim tek bashkëqytetarët e tij të cilët iu drejtuan drejtësisë.

Dhe në gjykatën e lartë të shtetit nigerian të Kanos, u vendos dënimi me vdekje për një muzikant 22 vjeçar i cili u shpall fajtor për blasfemi.

Jahaia Sharif-Aminu në muajin mars krijoi një këngë, të cilën e shpërndau në Whatsapp për fansat e tij në të cilën shpreh admirim për një imam në Senegal.

Që nga viti 1999, ky është dënimi i dytë me vdekje. I pari ishte në 2002-shin: një burrë që vrau një grua dhe dy fëmijët e saj u ekzekutua.

Që kur është publikuar kjo këngë, 22 vjeçari, i njohur sidomos në komunitetin e tij, ka qëndruar i fshehur si pasojë e zemërimit të banorëve të cilët dogjën shtëpinë e tij dhe të familjes duke kërkuar çdo ditë arrestimin e tij.

Për ekzekutimin me varje mungon vetëm firma e guvernatorit të Lanos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!