Muzeu i Glasgow ka njoftuar se mungon një skulpturë e Auguste Rodin me vlerë 3 milionë dollarë.
Skulptura, pjesë e koleksionit të famshëm “The Burghers of Calais”, e blerë nga muzeu në vitin 1901 nga artisti francez, nuk gjendet më, zbuloi një zyrtar i muzeut.
Vepra e Rodinit u ekspozua në parkun Kelvingrove nga 25 qershori deri më 30 shtator 1949 dhe është mes qindra artikujve që mungojnë ose kanë humbur.
Drejtori i institucionit të menaxhimit të muzeut të Skocisë, Jerome Le Bleu, tha për AFP se “zhdukja është e trishtueshme”.
Rodin kishte krijuar versione të ndryshme të “Qytetarëve” të tij, me materiale të shumta dhe skulpturat zbukuronin rajone të ndryshme të planetit.
Statujat, simbol për sakrificën e zyrtarëve lokalë në rrethimin e qytetit francez nga ushtria angleze gjatë Luftës Njëqindvjeçare, iu porositën artistit nga komuna dhe u zbuluan në 1895./abcnews.al