Muzeu i Luvrit/ Nuk ndryshon numri i vizitorëve për vitin 2024

schedule10:30 - 6 Janar, 2025

schedule 10:30 - 6 Janar, 2025

Pjesëmarrja në muzeun e Luvrit të Parisit mbeti praktikisht e pandryshuar në vitin 2024, me 8.7 milionë vizitorë, pavarësisht nga një rënie gjatë verës kur kryeqyteti francez priti Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, tha institucioni kulturor.

Muzeu më i madh në botë “ruan frekuentimin e tij në nivelin e 2023”, me 8.7 milionë vizitorë në 2024 krahasuar me 8.9 milionë një vit më parë, sipas një deklarate nga menaxhmenti i Luvrit.

Në korrik dhe gusht, muaj që përfshinin pjesërisht periudhën e Lojërave Olimpike në Paris, muzeu priti 1.3 milionë vizitorë, që është 14 për qind më pak se në periudhën korrik-gusht 2023. Pavarësisht se Luvri u mbyll më 25 dhe 26 korrik, ditën e ceremonisë së hapjes së Lojërave.

Në vitin 2024, Luvri priti 77 përqind të vizitorëve të huaj, duke përfshirë 13 përqind amerikanë dhe shumë evropianë (pesë përqind nga Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania dhe katër përqind nga Spanja).

Vizitorët kinezë përbënin gjashtë për qind, dhe në vitin 2023, 2.4 për qind.

Luvri shtoi se 28 për qind e vizitorëve përfituan hyrje falas, ndërsa muzeu i rriti çmimet vetëm një vit më parë, në 22 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!