Muzetë dhe orkestrat në Holandë organizojnë protestë për prerjen e flokëve

schedule02:49 - 20 Janar, 2022

schedule 02:49 - 20 Janar, 2022

Nën vështrimin e Van Gogh-ut, Robyn po lëmon thonjtë e klientes së saj. Një tavolinë e gjatë e mbushur me revista mode poshtë autoportreteve të mjeshtrit holandez e ka shndërruar Muzeun Van Gogh në Amsterdam në një sallon thonjsh. Drejtoresha e muzeut Emilie Gordenker shpreson se kjo protestë sëbashku me të tjera në mbarë Holandën, do të nxjerrë në pah atë që ajo beson se është një mospërputhje në politikën e qeverisë.

Në Holandë muzetë, teatrot, baret dhe kafenetë nuk lejohen të hapen, por parukeritë, qendrat estetike dhe palestrat munden. Kjo është arsyeja pse estetistët po ofronjnë artin e thonjve me lule qershie dhe natën me yje të frymëzuar nga mjeshtri. Zonja Gordenker tha se “një vizitë në muze është një vizitë e sigurt dhe po aq e rëndësishme sa të shkosh në një sallon të thonjve, ndoshta më shumë”.

Ajo tha gjithashtu që “ne thjesht kërkojmë që ata të jenë të qëndrueshëm… t’i bëjnë rregullat në një mënyrë që të gjithë i kuptojnë ato” raporton “BBC”. Muzeu Van Gogh ishte një nga shumë institucionet që morën pjesë në këtë protestë. Disa muze dhe institucione kulturore në Holandë u shndërruan në palestra, klasa të zumbës dhe ofruan shërbime të disa bizneseve që lejohen të hapen. Zonja Gordenker theksoi se veprimi i të mërkurës ndryshonte nga ai i protestuesve kundër bllokimit dhe vaksinës, të cilët shprehin rregullisht pakënaqësinë e tyre në sheshin publik jashtë Muzeut Van Gogh dhe tha se institucionet po u përmbahen rregullave.

Kushdo që merrte pjesë në trajtimet performuese duhej të tregonte një kod QR, të mbante një distancë fizike dhe të mbante një maskë. Shumë sektorë të shoqërisë ndajnë mendimin se strategjia e qeverisë është e palogjikshme dhe kontradiktore.”Është e shtrembër, unë mund të bëj punën time dhe njerëzit nga muzeu nuk munden,” tha Mischa, një berber, i cili e futi karrigen e tij tradicionale të berberit, pasqyrën dhe prerëset në hyrje të Muzeut Van Gogh. Në sallën e koncerteve Concertgebouw një parukiere preu flokët e klientëve të saj, ndërsa 50 artistë po bënin prova.

Zbatuesit e këshillit lokal kërcënuan se do të largoheshin pa një takim dhe kryebashkiakja e Amsterdamit Femke Halsema ishte një nga disa drejtues të qytetit që paralajmëroi se protestat kulturore nuk do të toleroheshin, pavarësisht sa elegante mund të ishin. Shifrat e fundit tregojnë se javën e kaluar një në çdo 72 persona në Holandë rezultoi pozitiv në testin për koronavirus. Pavarësisht shkallës së lartë të infeksionit, pranimet në spital kanë vazhduar të bien.

“Në një farë mënyre të bën të gjallë,” tha Marianna, e cila po ngjiste thonjtë e saj nën hijen e Van Gogh. Shpresa e saj ishte që qeveria të shihte protestën dhe të kuptonte se rihapja e institucioneve kulturore kishte rëndësi për shëndetin mendor të njerëzve. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!